Arsyeja e çmendur pse Donald Trump ha vetëm McDonald's kur udhëton

15 August 2026, 21:06 / MISTERE&KURIOZITETE ALFA PRESS
Arsyeja e çmendur pse Donald Trump ha vetëm McDonald's kur

Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore i SHBA-së, Robert Kennedy Jr., ka folur për marrëdhënien e veçantë të Donald Trump me ushqimin e shpejtë, dhe në veçanti me McDonald's, duke zbuluar se çfarë has ai kur udhëton me presidentin amerikan.

Duke folur në podkastin "Net Positive", Kennedy tha se në aeroplanin presidencial sheh sasi të mëdha ushqimi nga rrjeti i famshëm i ushqimit të shpejtë. "Kur hipni në aeroplanin e tij, ai është plot me kuti me McDonald's", tha ai.

Kur u pyet nëse kishte tentuar ndonjëherë, si Sekretar i Shëndetësisë, të ndërhynte në zgjedhjet dietike të presidentit, ai tha: "Unë nuk jam nga ata që predikojnë", duke sqaruar se dieta e përditshme e Trump nuk përbëhet ekskluzivisht nga ushqimi i shpejtë.

Pse zgjedh ushqim të shpejtë kur udhëton? Sipas Kennedy-t, Trump ha ushqim cilësor shumicën e kohës. Megjithatë, kur udhëton, ai preferon rrjetet e mëdha dhe të njohura të restoranteve për një arsye specifike, pasi ka frikë se mos helmohet nga ushqimi.

"Shumicën e kohës ai ha ushqim vërtet të mirë, por kur udhëton preferon të hajë nga rrjetet e mëdha sepse ka frikë nga helmimi nga ushqimi", tha sekretari i shëndetësisë i SHBA-së.

Kennedy shtoi se pamja është e ndryshme kur Trump është në Shtëpinë e Bardhë ose në rezidencën e tij në Mar-a-Lago.

Atje, tha ai, vaktet përfshijnë prodhime të freskëta, shumica e të cilave vijnë nga prodhuesit vendas: "Atje ka ushqimin më të mirë. Gjithçka është prodhime të freskëta dhe shumë prej tyre vijnë nga rajoni. Kështu që shumicën e kohës ai ha ushqim të mirë", theksoi ai.

Po ndodh...