Dy injeksione vdekjeprurëse, por zemra nuk ndalet/ Dështon ekzekutimi i të dënuarës në SHBA
E dënuara me vdekje në Tennesse, Christa Pike, është dërguar në spital pasi zemra e saj vazhdonte të rrihte pas dy injeksioneve vdekjeprurëse gjatë ekzekutimit, ka deklaruar avokati i saj.
Ekipi i saj ligjor paraqiti një kërkesë urgjente për pezullimin e ekzekutimit të të dënuarës për vrasje, duke deklaruar: “Zonja Pike ka humbur ndjenjat dhe ende ka rrahje zemre”. Ndaj saj u përdorën dy shiringa me pentobarbital.
Pike u dënua me vdekje në vitin 1996 për vrasjen e 19-vjeçares Colleen Slemmer. Pike ishte 18 vjeçe kur, së bashku me të dashurin e atëhershëm, Tadaryl Shipp, rrahën, torturuan dhe vranë 19-vjeçaren Slemmer, të cilën e kishin njohur në një kamp trajnimi për të rinjtë.
Nëna e Slemmer, May Martinez, tha se dëshironte që ekzekutimi të kryhej, duke i thënë Associated Press të shtunën: “Sa herë që mendoj për këtë, mendoj për Colleen dhe dhimbjen që ka ndjerë teksa përpiqej të ngrihej e të vraponte.”
Tentativa për ekzekutimin e saj u krye në institucionin e sigurisë maksimale Riverbend në Nashville, rreth orës 20:00 me orën lokale të mërkurën në mbrëmje.
Dr. Joel Zivot, profesor në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Emory, tha se ka gjasa që ajo të mos ketë arritur kurrë një nivel të mjaftueshëm të pentobarbitalit në gjak për të shkaktuar apnea dhe dështim kardiovaskular, gjatë tentativës për ekzekutim.
“Është shumë e mundur që, si pasojë e vonesës në fillimin e reanimimit, ajo të ketë pësuar dëmtim të trurit”, u shpreh Zivot. Tentativa për ekzekutimin e dënimit me vdekje u zhvillua pasi disa sfida të paraqitura në momentet e fundit nga avokatët e Pike dështuan.
Gjykata Supreme e SHBA-së kishte rrëzuar dy përpjekje të veçanta për të ndaluar injeksionin vdekjeprurës
Po ndodh...
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128