Pas Ramës dhe Hoxhës, ambasadori i SHBA i shkon në zyrë edhe Niko Peleshit

Pas takimit me Ramën dhe Hoxhën, ambasadori i SHBA Eric Wendt i ka shkuar në zyrë kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi. Takimi ka nisur në orën 14:00, raporton gazetarja Fjorela Beleshi.
Pasi mori zyrtarisht detyrën, Wndt nisi takimet në Tiranë. Të parit që i shkoi në zyrë, ishte kryeministri Rama në selinë e qeverisë. Shefi i qeverisë shqiptare ndau vetëm një foto duke i uruar mirëseardhjen diplomatin amerikan pa ndarë detaje nga biseda me të.
Pas kryeministrit Eric Wendt zhvilloi takim edhe me kryediplomatin shqiptar Ferit Hoxha në Ministrinë e Jashtme.
Pas takimit, Ferit Hoxha shkroi se pret të punojë ngushtë me Wendt për të thelluar më tej marrëdhëniet dypalëshe, përfshirë për të zgjeruar mundësitë ekonomike dhe të investimeve, për të forcuar bashkëpunimin për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Po ndodh...
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128