Ish-liderja serbe e Bosnjës, Biljana Plavshiç ndërron jetë në Beograd
Ish-udhëheqësja serbe e Bosnjës Biljana Plavshiç, e cila u deklarua fajtore në një gjykatë të Kombeve të Bashkuara për persekutim si krim kundër njerëzimit për rolin e saj në mizoritë gjatë luftës në Bosnjë 1992-95, ka vdekur në kryeqytetin e Serbisë, Beograd. Ajo ishte 96 vjeç.
Plavsiç ishte një nga zyrtarët e lartë kryesorë serbo-boshnjakë që zbatoi një marrëveshje paqeje të nënshkruar në Dayton të Ohajos, ndërsa shërbente si presidente e entitetit politik serb të Bosnjës, Republika Srpska, menjëherë pas përfundimit të luftës.
Gjatë luftës ajo shërbeu në këshillin udhëheqës të serbëve të Bosnjës. E konsideruar nga zyrtarët perëndimorë si shumë më liberale se udhëheqësit e tjerë të serbëve të Bosnjës, ajo u bë një kundërshtare e zëshme e presidentit serb të Bosnjës gjatë kohës së luftës, Radovan Karaxhiç.
Megjithatë, ajo u padit në vitin 2000 nga gjykata e OKB-së për ish-Jugosllavinë me seli në Hagë me akuzat për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për rolin e saj të dyshuar në fushatën e kohës së luftës për të krijuar një entitet të veçantë serb në Bosnjë.
Ajo u dorëzua vullnetarisht për t’u përballur me drejtësinë në vitin 2001 dhe më vonë u deklarua fajtore për krimin kundër njerëzimit të persekutimit gjatë luftës. Akuzat e tjera u tërhoqën.
Ajo u dënua me 11 vjet burgim dhe u lirua në vitin 2009 pasi vuajti dy të tretat e dënimit të saj.
Vdekja e Plavshiç vjen vetëm disa javë pasi ish-shefi ushtarak serb i Bosnjës, Ratko Mlladiç, vdiq në paraburgim pasi u dënua për gjenocid dhe krime të tjera gjatë luftës në Bosnjë.
Përpara se të hynte në politikë ndërsa ish-Jugosllavia po shpërbëhej, Plavsiç ishte profesoreshë e shkencave natyrore dhe dekane e fakultetit në Universitetin e Sarajevës.
Që nga lirimi i saj nga burgu, Plavshiç ishte tërhequr nga jeta publike dhe jetonte në Beograd.
Po ndodh...
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128