Ambasada e SHBA: Partneritet historik mbi 100-vjeçar, vizion i përbashkët për të ardhmen

Ky është mesazhi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë pas takimit të ambasadorit të ri amerikan, Eric Wendt, me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.
Përfaqësia diplomatike amerikane e vendos takimin në vazhdën e marrëdhënieve historike mes dy vendeve, nga mbështetja e Presidentit Woodrow Wilson për pavarësinë dhe integritetin territorial të Shqipërisë, te bashkëpunimi i sotëm si aleatë në NATO.
“Që nga mbështetja e Presidentit Wilson për një Shqipëri të pavarur, te bashkëpunimi ynë i sotëm si aleatë të NATO-s, ne vazhdojmë të zgjerojmë bashkëpunimin në tregti, sigurinë energjetike dhe lidhjet mes njerëzve, duke forcuar paqen dhe stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor.”
Ambasadori amerikan i nisi takimet zyrtare me Kryeministrin Edi Rama. Sipas Ambasadës së SHBA-së, në fokus ishin thellimi i bashkëpunimit në mbrojtje, zgjerimi i tregtisë dhe investimeve, si dhe forcimi i luftës kundër krimit të organizuar.
Eric Wendt nisi zyrtarisht misionin më 26 shtator, me dorëzimin e letrave kredenciale Presidentit Bajram Begaj.
I përzgjedhuri i Presidentit Donald Trump për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara në Shqipëri kishte prezantuar gjatë dëgjesës në Senat edhe katër prioritetet e misionit të tij diplomatik në Tiranë.
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar është një prej tyre, së bashku me mbrojtjen e qytetarëve dhe interesave amerikane.
Në fushën e sigurisë, Wendt ka deklaruar se do të punojë për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe mbështetjen e Shqipërisë në përmbushjen e angazhimeve në NATO, përfshirë objektivin për shpenzimet e mbrojtjes.
Një tjetër shtyllë është diplomacia ekonomike, me synim zgjerimin e tregtisë, investimeve dhe pranisë së kompanive amerikane në Shqipëri.
Ndërsa prioriteti i katërt lidhet me drejtimin e misionit diplomatik dhe personelin e Ambasadës, përmes qasjes që Wendt e ka përcaktuar si “faktori njerëzor".
Po ndodh...
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128