Spektakël në Vorë, Shqipëria U-19 siguron fitoren ndaj Lituanisë

Kombëtarja shqiptare U-19 ka marrë një fitore spektakolare në miqësoren e parë ndaj Lituanisë, duke triumfuar me rezultatin 3-2 në stadiumin e Vorës. Kuqezinjtë e drejtuar nga Fatjon Tafaj arritën të përmbysnin gjithçka në minutat e fundit, duke siguruar një sukses të rëndësishëm.
Shqipëria e nisi mirë takimin dhe kaloi në avantazh në minutën e 18-të, kur Oliver Blini dërgoi topin në rrjetë. Megjithatë, në pjesën e dytë, Lituania reagoi dhe arriti të shënonte dy herë, duke përmbysur rezultatin në 1-2.
Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt një disfate për kuqezinjtë, një autogol i Jokubas Ziedelis riktheu baraspeshën në 2-2, duke rihapur sfidën.
Suksesi erdhi pak çaste më vonë, kur Armend Muslika fitoi një 11-metërsh dhe u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke shënuar golin e fitores për Shqipërinë U-19 dhe kompletuar përmbysjen e madhe.
Një sukses i rëndësishëm për kuqezinjtë e Fatjon Tafajt, të cilët treguan karakter dhe vendosmëri deri në vërshëllimën e fundit.
Shqipëria U-19 dhe Lituania do të përballen sërish në miqësoren e dytë, e cila do të zhvillohet më 2 tetor, në orën 15:30, në stadiumin e Vorës.
Po ndodh...
Rrethimi i Ramës dhe Berishës nga SPAK!
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128