“Jam e neveritur”, Kryemadhi komenton videot intime: Të ndihesh më e dhunuar nga një video p*rno sesa nga rritja e taksave

Ish-deputetja Monika Kryemadhi foli me gazetarët në hyrje të SPAK, lidhur me disa video intime që qarkullojnë në rrjet me personazhe VIP.
Kryemadhi u shpreh se ndjen neveri për personin që i ka xhiruar ato momente intime dhe për atë që i ka shpërndarë në rrjet.
Ajo shton se është e tmerrshme që shoqëria ndjehet e dhunuar nga disa video pornografike dhe jo nga korrupsioni dhe vjedhja e xhepave të qytetarëve.
Kryemadhi: I kam parë. Përveç ndjenjës së shëmtuar për shkak të viktimave gjithë grave dhe vajzave. Personit që i ka bërë ai që i ka regjistruar dhe shpërndarë veprim që e dënoj me forcë. Nuk ka ç’i duhet asnjërit se ç’bën njeri në dhomën e vet të gjumit apo në jetën private. Mënyra si po gjykojmë situatën problematika dhe jetën shoqërore është e tmerrshme. Të ndihesh më i dhunuar nga një video porno që shikon se sa nga taksat e larta, mungesat e punës, nga largimi i të rinjve dhe të rejave, nga shpopullimi i Shqipërisë është një fatkeqësi kombëtare. Ndjej një dhimbje për gratë, ndjej neveri për ata që e kanë bërë atë gjë.
Po ndodh...
Rrethimi i Ramës dhe Berishës nga SPAK!
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128