Bojkoti në GJKKO/ Dështon sërish gjyqi Meta-Kryemadhi, gjobiten avokatët

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në Gjykatën e Posaçme. Shkak është bërë bojkoti i avokatëve, të cilët kanë vendosur të mos marrin pjesë në seancat e GJKKO-së në shenjë kundërshtimi ndaj rregullores së re të gjykatës.
Në kuadër të këtij bojkoti, mbrojtësit nuk kanë marrë pjesë në proces, ndërsa gjykata ka vendosur t’i gjobisë avokatët me 5 mijë lekë. Seanca e radhës për dyshen Meta-Kryemadhi është caktuar më 15 tetor.
Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur bojkotin pa afat të proceseve në GJKKO, duke kërkuar pezullimin e rregullores së re, e cila ndër të tjera përcakton rregulla të reja për hyrjen në ambientet e gjykatës dhe përdorimin e pajisjeve elektronike gjatë seancave.
Ndërkohë, GJKKO ka deklaruar se rregullorja ka hyrë në fuqi më 1 shtator dhe është e detyrueshme, duke u bërë thirrje avokatëve që, nëse e kundërshtojnë, t’u drejtohen rrugëve ligjore.
Po ndodh...
ide
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
Kur humori bëhet alibi dhe një përgjigje Filip Çakulit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
