“Do ta marr hakun tim”/ Një ditë pas tritolit, flet nga arratia Ylli Zalla: Zbardhni ngjarjen e Rinasit se po më fusni në gjak me njerëzit
Ylli Zalla ka reaguar nga arratia pas shpërthimit me tritol që ndodhi mbrëmjen e djeshme në oborrin e banesës së tij, në fshatin Zallë të Fushë-Krujës.
Ngjarja ka ngritur pikëpyetje të shumta, ndërsa burime nga policia kanë hedhur dyshime edhe për mundësinë që shpërthimi të jetë inskenuar. Zalla i ka mohuar kategorikisht këto pretendime në një video.
Në reagimin e tij, ai shprehet se nuk ka asnjë arsye për të dëmtuar pronën e tij dhe kërkon që ngjarja të hetohet. Po ashtu ai pretendon se është futur në "hasmëri" me disa persona të tjerë, duke akuzuar disa zyrtarë të Policisë së Shtetit se nuk kanë zbardhur ngjarjet e mëparshme.
“Unë pronën time as nuk e shes as nuk e hedh në erë. Unë do ta gjej mënyrën dhe do ta vendos para drejtësisë. Unë kërkoj nga prokuroria e Tiranës, SPAK apo kushdo që do ta marrë çështjen time që në nëntor e deri më sot në gusht të marrë masa drastike, të çojë policinë e Fushë-Krujës, të hetojë telefonatat, të hetojë ngjarjet kriminale dhe t’i zbardhë, jo të flasin gazetarët sipas tyre të na fusin në hasëm me njerëzit. Në rastin e Rinasit, në nëntor më thonë mua se kam çuar makina e armë, ka dalë makina nga shtëpia jote. Pas kësaj vijnë në qershor të më vrasin, qëllon Policia e Shtetit. Tani vijnë në gusht me hedhin shtëpinë në erë. Unë kërkoj nga Burim Dragusha të zbardhë ngjarjet, të marrë kamerat në Fushë-Krujë meqë është shef zone. Burim Dragusha dhe Krenar Estrefin dhe Elton Shahinin, mua më kanë fut në hasëm me njerëzit. Nuk zbardhin ngjarjen por më ndjekin mua këmba-këmbës. Unë jam hakmarrës, unë do ta marrë hakun tim kush mi ka bërë këto dëme,” shprehet Ylli Zalla.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128