Rodri drejt Camp Nou/ Barcelona arrin marrëveshjen me Manchester Cityn

16 August 2026, 21:09 / SPORT ALFA PRESS
Rodri drejt Camp Nou/ Barcelona arrin marrëveshjen me Manchester Cityn

Rodri është një hap larg transferimit te Barcelona. Marrëveshja mes klubit katalanas dhe Manchester Cityt për transferimin e mesfushorit spanjoll është arritur, duke i dhënë fund pritjes për një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së kësaj vere.

Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili ka dhënë sinjalin e tij të famshëm “Here we go!”, duke bërë të ditur se Barcelona dhe Manchester City kanë gjetur akordin për transferimin e Rodrit.

Sipas raportimeve, Manchester City i ka dhënë dritën jeshile ofertës së Barcelonës, duke pranuar largimin e 30-vjeçarit dhe duke hapur rrugën për kalimin e tij në Camp Nou. (Vanguard News)

Rodri ende nuk ka mbërritur në Barcelonë, ndërsa procedurat e fundit të transferimit pritet të përfundojnë në orët në vijim. Pas finalizimit të tyre, mesfushori spanjoll pritet të udhëtojë drejt Katalonjës për t’iu bashkuar skuadrës së Hansi Flick.

Transferimi shënon një goditje të madhe të Barcelonës në merkato. Klubi katalanas e kishte vendosur Rodrin në krye të listës së dëshirave për mesfushën, ndërsa lojtari kishte shprehur dëshirën për t’u transferuar në Barcelonë.

Pas ditësh negociatash dhe ofertash të përmirësuara, marrëveshja më në fund është arritur. Tashmë mbetet vetëm ardhja e Rodrit në Barcelonë dhe formalizimi përfundimtar i transferimit. (Barca Blaugranes)

Rodri, fitues i Topit të Artë në vitin 2024 dhe një prej mesfushorëve më të vlerësuar të futbollit botëror, pritet të jetë një nga afrimet më të rëndësishme të Barcelonës në këtë merkato.

Po ndodh...