Kaos në Shëngjin, mijëra pushues bllokohen në trafik për orë të tëra
16 August 2026, 21:46 / AKTUALITET
Fundjava e gushtit ka sjellë trafik të rënduar në Shëngjin, ku qindra pushues kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra në automjetet e tyre.
Fluksi i madh i automjeteve që po largohen nga plazhet, veçanërisht nga zona e Ranës së Hedhun, ka paralizuar qarkullimin dhe ka krijuar kolona kilometrike në aksin lidhës me rrugën kryesore, siç duket edhe nga foto.
Situata është veçanërisht problematike për familjet me fëmijë të vegjël, të cilët po qëndrojnë për orë të tëra në makina nën temperaturat e larta.
Kolonat shtrihen nga Rana e Hedhun deri në aksin Lezhë-Milot, ndërsa dalja nga zona turistike dhe lidhja me akset kryesore vijon të jetë tepër e vështirë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128