Fundi i një epoke, Cristiano Ronaldo njofton planet për pensionim: Ky është viti i fundit
Fundi i karrierës së Cristiano Ronaldos si futbollist profesionist duket se po afrohet.
Ylli portugez e ka konfirmuar vetë këtë gjatë një interviste për revistën Vogue, ku ka bërë të ditur se mund të jetë në vitin e fundit të tij në futboll.
“Ky është ndoshta viti im i fundit në futboll dhe dua të largohem duke lënë pas një trashëgimi spektakolare”, ka deklaruar Ronaldo.
Së fundmi, 41-vjeçari kishte konfirmuar gjithashtu se Kupa e Botës e këtij viti do të jetë e fundit në karrierën e tij. Megjithatë, ai nuk kishte bërë të ditur se kur planifikon t’i japë fund përfundimisht karrierës.
Në të njëjtën intervistë për Vogue, e cila zbuloi edhe detaje rreth martesës së tij me Georgina Rodriguez, Ronaldo foli për jetën që dëshiron të ketë pas futbollit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128