Sherr me thika në Portin e Vlorës, plagoset shitësi i biletave
16 August 2026, 19:39 / AKTUALITET
Një konflikt banal mes dy shitësve të biletave të anijeve turistike ka përfunduar me plagosje në Portin e Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, dy personat janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndërsa gjatë përplasjes njëri prej tyre është qëlluar me thikë dhe ka mbetur i plagosur.
Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128