Juventus përforcohet në mbrojtje, firmos me Lukumi deri në 2030

17 August 2026, 10:48 / SPORT ALFA PRESS

Tani është zyrtare, Juventus arriti më në fund të sigurojë shërbimin e Jhon Lucumi të cilin e ndiqte prej kohësh.

Zonja e Vjetër arriti të gjejë marrëveshjen me Bolognan për transferimin në Torino të futbollistit një lajm që e komunikoi përmes një komunikate për shtyp.

Juventus e bleu kartonin e futbollistit për vlerën e 19.5 milionë euro, e pagueshme në 3 faza, shifër së cilës i shtohen edhe bonuse prej 600 mijë eurosh, ndërkohë që janë parashikuar edhe shpërblime deri në 2 milionë euro. Përsa i përket vetë futbollistit, Lucumi nënshkroi me Juventus një kontratë 4-vjeçare deri në 2030.

I formuar në akademinë e Deportivo Cali, në Kolumbi, Lucumi erdhi në futbollin evropian në vitin 2018 kur u bashkua me Genk, ndërsa në 2022 ai nisi aventurën në Serie A pasi u bashkua me Bolognan. Me skuadrën romanjole, Lucumi ka zhvilluar 152 ndeshje në total madje ka debutuar edhe në Ligën e Kampioneve.

Ufficiale | Jhon Lucumi è un nuovo giocatore della Juventus ⚪️⚫️

Benvenuto! ?️ https://t.co/wzxgqWXHdh

Powered by @Jeep pic.twitter.com/FQet92HwYR

— JuventusFC (@juventusfc) August 17, 2026

 

Po ndodh...