Erdhi nga Dubai, goditi gazetarin Qyno dhe “u zhduk”, Gjykata e Tiranës cakton dy masa sigurie për gruan e Florenc Çapjas

Goditja ndaj gazetarit të kronikës Elton Qyno, i ka kushtuar me ndalim të daljes jashtë shtetit dhe detyrim paraqitje gruas së Florenc Çapjas. Gjykata e Tiranës mësohet se ka caktuar 2 masa sigurimi personale ndaj Rozalinda alias Rosela Nallbatit, për të cilën po vijojnë aktualisht hetimet penale nga prokuroria e kryeqytetit, pasi akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, sipas Syri.tv.
Po ashtu raportohet se masat e sigurisë të caktuara ndaj Rozalinda Nallbatit janë vendosur në mungesës të saj pasi kjo e fundit që prej datës 30 Korrik 2026, është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, e deir më tani nuk është lokalizuar ende.
Megjithatë, vendimi i gjykatës së Tiranës mësohet se është nisur për ekzekutim në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe një kopje i është përcjellë dhe zyrës së Interpolit, me qëllim vendosjen e shënimit të “Njoftimit të Kuq” Nallbatin.
Siç kemi raportuar dhe më parë, Rosela Nallbati është bashkëshortja e Florenc Çapjas, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit. Çapja është dënuar gjithashtu nga Gjykata e Posaçme për sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit.
Ndërkohë mësohet se kjo nuk është hera e parë që gazetari Elton Qyno përballet me kërcënime. Pretendohet se më herët ai është kërcënuar përmes aplikacioneve online nga Rosela Nallbati, e cila raportohet se qëndron si rezidente në Dubai.
Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa policia po punon për lokalizimin e Rosela Nallbatit. Aktualisht, ndaj saj janë vendosur dy masa sigurimi dhe paralelisht me to, ka nisur dhe një çështje penale në prokurori për akuzën e “Goditjes për shkak të detyrës”.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128