Divjaka qëndresë për të 23-tën ditë, qytetarët dalin në protestë në kundërshtim me shkrirjen e Bashkisë: Të dëgjohet zëri ynë
Qytetarët e Divjakës vijuan protestën në kundërshtim të reformës së re administrative territoriale për të 23-tën ditë sot. Kujtojmë se propozimi i Partisë Socialiste, për reformën e re territoriale parashikon shkrirjen e bashkisë Divjakë me Lushnjen.
Protestuesit janë shprehur ditën e sotme se ata do të vijojnë qëndresënderisa kauza e tyre, që Divjaka të mbetet bashki, të fitojë. Për protestuesit, nëse bashkia Divjakë do të shkrihet, do të humbasë identiteti i zonës. Ata theksojnë se në rast shkrirje të bashkisë, do të kenë vështirësi në marrjen e shërbimeve.
“Divjaka ka natyrën, pyjet, lagunën dhe bukurinë që nuk e gjen kudo. Ajo është pasuria jonë dhe duhet ta mbrojmë në menyrë të drejtë e paqësore. Ne nuk kërkojmë asgjë të pamundur, kërkojmë vetëm që zëri i banorëve të dëgjohet. Divjaka është pasuri e të gjithëve. Prandaj sot flasim, sepse nëse heshtim për atë që duam, nesër mund të jetë vonë”, tha një prej protestuesve.
Në përfundim të fjalimeve protestuesit marshuan në rrugët e qytetit, si çdo natë për këto 23 ditët e fundit.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128