Teatri “Skampa” humbet një nga njerëzit më të përkushtuar të skenës, ndahet nga jeta Maksim Qosja

Një lajm i trishtë ka mbërritur nga Elbasani pasi mësohet se është ndarë nga jeta një nga njerëzit më të përkushtuar ndaj Teatrit “Skampa”, Maksim Qosja. Lajmin e kobshëm e ka bërë me dije vetë Teatri Skampa, ku përmes një postimi të ndarë në rrjet njoftuan ndarjen nga jeta të një prej punonjësve më të përkushtuar të godinës në fjalës.
Mes lotësh e dhimbjesh familjarë, miq, të afërm e kolegë i japin sot lamtumirën e fundit Maksimit, në orën 10:00, te Parku Rinia.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Maksim Qosja, miku i të gjithëve dhe një nga punonjësit tonë më të përkushtuar të Teatrit "Skampa". Ceremonia e varrimit do të zhvillohet nesër, më 23 gusht 2026, ora 10:00. Pritja për homazhe dhe ngushëllime do të bëhet pranë “Prehje në Paqe”, pranë Parkut Rinia. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve. Lamtumirë Maksi !” shkruhet në postimin e ndarë nga Teatri Skampa.
Zemërthyer për ndarjen nga jeta të Maksim Qosjas ka reaguar dhe aktorja e njohur Egla Ceno. Përmes një reagimi të ndarë mbrëmjen e djeshme në rrjet ceno e kujton Maksimin si një nga njerëzit më të dedikuar ndaj teatrit, një nga të heshturit e skenës së “Skampas”.
“Sot mora vesh për ndarjen e parakohshme nga jeta të Maksit, një nga “të heshturit” e skenës së Teatrit Skampa. Trishtim i madh. Mirënjohje për gjithçka që dhe Maks, për çdo ndihmë, për çdo këshillë, për kujtimin e mirë që le pas, për njeriun e rrallë që ishe. U prehsh në paqe mik i mirë i skenës Maksim Qosja Do të kujtoj gjithmonë me respekt dhe mirënjohje
P.S këtë skenë me dru të vërtetë e ndërtova me Maksin për një projekt në Skampa. Maksi shkoi me biçikletë për të gjetur një biznes që merrej me drurin në zonë dhe unë i shkova nga pas. I kemi zgjedhur një për një këto drurë për ti ngjitur në skenë. I montuam bashkë dhe i dhamë jetë skenës që kisha në kokë. Pa Maksin nuk do ishte realizuar. Ky ishte Maksi, nuk kishte orar, nuk kishte formalitet, e donte teatrin dhe njerëzit që punonin për teatrin. E donte prej vërteti. Nëse mendoj Skampa, Maksi është i pari që nderon emrin e atij teatri” shkruan Ceno.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128