“Territorialja”, kreu i KQZ, Celibashi: Na duhet më shumë qartësi dhe kohë, s’mund të vendoset datë zgjedhjeje pa u miratuar ndryshimet
Ndarja e re administrative territoriale pritet të prekë të parët organet drejtuese të KQZ-së, të cilët do të duhet të organizojnë zgjedhjet vendore të 2027-ës. Në një intervistë të dhënë për To Channel, Komisioneri Ilirjan Celibashi ka folur më tej në lidhje me kohën që do ti duhej për përgatitjen e procesit zgjedhor në një terren të ri.
“Do të ishte mirë që koha në dispozicion të jetë më shumë se 6 muaj, 7 muaj, 8 muaj, 9 muaj dhe nuk e di sa kohë praktikisht do të ngelet dhe nuk mund ta them sot se sa mund të afektojë në cilësinë e përgatitjeve, nga pikëpamja infrastrukturore, logjistike, organizative të zgjedhjeve të ardhshme”, u shpreh Celibashi
Ai më tej ka dhënë disa afate se kur duhet të miratohet reforma territoriale, dhe sipas tij të gjitha lidhen me dekretimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti.
“Nëse Presidenti cakton datën e zgjedhjeve, atëherë nuk do të kishte sens për këto zgjedhje. Nuk mund ta them dot qartësisht tani dhe me bindje se çfarë implikimesh ligjore do të kishte nëse Kuvendi do ta miratonte ndarjen e re territoriale pasi Presidenti i Republikës të shpallë datën e zgjedhjeve. Nuk e di, do të duhet të presim zhvillimet e fillimit të sesionit të ri parlamentar në lidhje me këtë çështje, dhe nuk jam duke diskutuar në lidhje me numrin, nëse do të jenë 46, 60 apo 100 bashki, por kemi nevojë për qartësi. Ka disa parashikime që lidhen me datën e zgjedhjeve, me disa periudha të caktuara ndalimesh. Ti nuk mund të zhvillosh referendume në ditën e zgjedhjeve, qoftë zgjedhjeve për Kuvend apo zgjedhjeve të organeve të qeverisjes vendore. Pastaj Gjykata Kushtetuese, në fakt, është ajo që do të duhet të vendosë mbi kushtetutshmërinë e kërkesës për referendum”, tha kreu i KQZ-së.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128