Mourinho vendos në 'kurth' lojtarët e Real Madridit, ja çfarë po teston trajneri portugez
Jose Mourinho u ka vendosur lojtarëve të Real Madridit një test të hershëm përpara përballjes së së shtunës mbrëma ndaj Espanyolit, në kuadër të javës së dytë të La Ligës.
Trajneri portugez ua ka treguar lojtarëve formacionin që planifikon të përdorë në këtë ndeshje dhe më pas e ka bërë publike këtë para mediave, duke testuar se sa mirë mund ta ruajë dhoma e zhveshjes një sekret brenda Valdebebasit.
“Formacioni i parë është i imi... të shohim cili prej jush (gazetarëve) ka kontaktet më të mira. Lojtarët tashmë e dinë se kush do të luajë, puna ime nuk është të fsheh gjëra. Ndoshta brenda dy orësh informacioni do të arrijë tek ju”, tha Mourinho me ironi.
Ai e tha këtë me buzëqeshje, por mesazhi duket se ishte më i thellë sesa thjesht një shaka në adresë të gazetarëve. Mourinho duket se ka vendosur ta testojë dhomën e zhveshjes që nga dita e parë.
Ai ua dha lojtarëve formacionin, bëri të ditur se ata e dinin atë dhe më pas e la derën hapur që informacioni të rridhte, sipas gazetës spanjolle Marca.
Testi nuk kishte të bënte vetëm me atë se kush do të startojë ndaj Espanyolit. Bëhej fjalë për të parë se sa shpejt informacioni do të dilte nga skuadra dhe nëse do të dilte fare.
Mourinho e nisi vetë lojën dhe hodhi karremin. Më pas priti të shihte reagimin e dhomës së zhveshjes. Lojtarët e dinin formacionin. Pyetja e vetme ishte: sa kohë do t'i duhej atij informacioni për të arritur në botën e jashtme?
Ai e di shumë mirë se sa i ndjeshëm është ky problem. Gjatë periudhës së tij të parë te Real Madridi, nga viti 2010 deri në vitin 2013, rrjedhjet e informacionit nga brenda skuadrës u bënë një prej problemeve më të mëdha për stafin e tij teknik.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128