“Festa po vjen për një Shqipëri të re”/ Protestuesi shpërthen ndaj Ramës e Berishës: Të largohen, nëse jo do t’i largojmë
Në ditën e 84-t të protestës, një prej protestuesve ka hedhur akuza të forta ndaj Edi Ramës dhe Sali Berishës, duke i akuzuar se kanë bashkëpunuar në momente të rëndësishme të historisë politike të vendit.
Sipas protestuesit, Rama dhe Berisha kanë qenë bashkë në vitet 1991, 1998, 2005 dhe 2007, ndërsa një prej momenteve më të rëndësishme, sipas tij, ka qenë ndryshimi i Kushtetutës në vitin 2008.
“Berisha dhe Rama ishin bashkë në vitin 1991, në 1998, në 2005, në 2007 dhe në atë që unë e quaj nata më e errët e demokracisë, Kushtetuta e vitit 2008”, u shpreh protestuesi.
Ai pretendoi se ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 u miratuan brenda natës, duke theksuar se kjo është një prej arsyeve që qytetarët vijojnë protestën.
“Rama dhe Berisha ndryshuan brenda natës Kushtetutën e miratuar me referendum në vitin 1998. Prandaj jemi këtu. Ne nuk duam më një kryeministër autokrat”, deklaroi ai.
Protestuesi theksoi se qëndresa do të vijojë, duke kërkuar ndryshim politik dhe një model të ri qeverisjeje.
“Jemi këtu për ndryshime reale të Kushtetutës së Shqipërisë. Njëri ka 35 vjet dhe tjetri 28 vjet në politikë. Të largohen, nëse nuk e bëjnë do t’i largojmë me çdo mënyrë sepse sovrani jemi ne. Sorrat dhe korbat ndodhen në Parlament dhe në Qeveri, këtu janë njerëzit e lirë, këtu Ne jemi sovrani. Kur jemi bashkë mund të arrijmë çdo qëllim.
Festa po vjen për një Shqipëri të re”, tha ai.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128