Protesta e 84/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës/ Protestuesit i këndojnë Ramës: Ciao, ciao, ciao
22 August 2026, 22:01 / POLITIKË
Ka nisur marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës në ditën e 84-të të protestës kundër qeverisë.
Qytetarët janë nisur në marshim duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ndër thirrjet e dëgjuara gjatë protestës janë: “Poshtë patronazhistët!” dhe “Rama, jep dorëheqjen!”, ‘Rama ciao, ciao, ciao
Protestuesit vijojnë qëndrimin e tyre prej 84 ditësh, duke kërkuar largimin e Ramës dhe ndryshime politike. Marshime të ngjashme në rrugët e kryeqytetit janë zhvilluar edhe në protestat e mëparshme.
Marshimi vijon në drejtim të zonave qendrore të Tiranës, ndërsa protestuesit deklarojnë se qëndresa do të vazhdojë.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128