Gjykata amerikane rrëzon vendimin e Trump për vizat emigruese, mes 75 shteteve edhe Shqipëria

22 August 2026, 17:42 / AKTUALITET ALFA PRESS
Gjykata amerikane rrëzon vendimin e Trump për vizat emigruese, mes 75

Një gjykatë federale në SHBA ka shpallur të paligjshëm vendimin e administratës së Presidentit Donald Trump për pezullimin e lëshimit të vizave emigruese për shtetasit e 75 vendeve.

Vendimi është marrë të premten nga gjyqtarja federale Jeannette Vargas në Manhattan, e cila argumentoi se politika e administratës Trump tejkalonte kompetencat ligjore të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, dhe binte ndesh me ligjin federal të emigracionit.

Masa, e shpallur nga Departamenti i Shtetit në janar, kishte bllokuar procedurat për vizat emigruese për aplikantë nga dhjetëra shtete. Në listën e vendeve të prekura ishin edhe Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina, krahas Brazilit, Kolumbisë, Uruguait, Pakistanit, Bangladeshit dhe shteteve të tjera në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Karaibe.

Sipas gjyqtares, pezullimi i vizave vetëm mbi bazën e kombësisë së aplikantëve nuk ishte në përputhje me kuadrin ligjor amerikan të emigracionit.

Çështja u dërgua në gjykatë nga organizata që mbrojnë të drejtat e emigrantëve dhe disa aplikantë për viza, të cilët kundërshtuan vendimin e administratës për pezullimin e procedurave.

Po ndodh...