“Shiko se ke polici përpara”/ Dëshmitë e çiftit turk zbulojnë minutat pas vrasjes së turistit portugez: Sokratin e futa në bagazh pa i thënë të dashurës
Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmitë e dhëna në polici prej të arrestuarve, pas vrasjes së 20 vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendez në Ksamil, që mbeti viktimë e një konflikti në një beach bar në Ksamil më 18 gusht.
Mes të tjerëve, janë zbardhur edhe rrëfimet e Nuh Mahmutoglu e Ezgi Parlak, shtetasit turq tq cilët ndodhen në masën e arrestit në burg pasi tentuan të ndihmonin Sokrat Vatën të arratisej pas krimit. Vata kujtojmë se u kap në bagazhin e makinës me të cilën ata po udhëtonin.
Në dëshminë e tij turku Nuh Mahmutoglu deklaroi për hetuesit se ishte telefonuar nga Sokrati, i cili i kishte thënë se kishte bërë aksident. Kur ka shkuar në vendin ku ndodhej Sokrati i ka treguar se ishte përfshirë në një zënkë. Kanë diskutuar dhe kanë vendosur të largoheshin pa e parë e dashura e Nuhut. “Sokratin e futa në bagazh të makinës dhe gjatë rrugës për në Tiranë na ka kapur policia”, deklaroi ndër të tjera Nuh Mahmutoglu.
Ndërsa e dashura e tij Ezgi Parlak, deklaroi se është njohur me shtetasin turk Nuh Mahmutoglu kur ka ardhur me pushime në Shqipëri nëpërmjet adresës së Instagramit, pasi ky shtetas jep makina me qira. Në lidhje me ngjarjen, shtetësja turke deklaron se nuk kishte dijeni që kishin Sokratin në makinë rrugës, kur ishin duke shkuar për në Tiranë. Por gjatë rrugës dikush ka telefonuar Nuhun, pak para se të shkonin tek vendi ku i ka kapur policia dhe “i ka thënë shiko se ke polici përpara”. Aty Nuhu i ka treguar sipas tij se në bagazh ndodhej Sokrati.
Ndërsa Florian Cetina ka deklaruar se ka parë shokun e tij Tourpal që po fliste me zë të lartë dhe aty është afruar një djalë me kaçurrela, i cili i ka thënë Tourpal të uli zërin. E ka ofenduar dhe më pas e ka kapur nga fyti si dhe e ka goditur me kokë në fytyrë Tuorpalin. Në konflikt janë përfshirë edhe shokët e tjerë të tij, si dhe punonjësit e bar “Principotes”, ku gjatë konfliktit ka parë shokun e tij Luis Miguel Vatela Mendez me këmishën me gjak dhe personat që e goditën ikën me vrap drejt lokalit.
Në lidhje me personin që vrau me thikë shokun e tij, Luis Miguel Vatela Mendez ai sqaroi se ishte personi me flokë të gjata, me veshje të bardhë, për të cilin ky shtetas e ka njohur përmes fotografive.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128