84 ditë revoltë/ Shqiptarët nuk heqin dorë, mblidhen sot para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në burg!
Qytetarët do të mblidhen sërish sot në Tiranë, duke vijuar për të 84-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë dhe kastës politike.
Ashtu si në ditët e fundit, protestuesit pritet të grumbullohen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të vijojnë tubimin dhe fjalimet e tyre.
Protesta ka në fokus kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë, por kritikat nuk janë kufizuar vetëm te mazhoranca. Pjesëmarrësit kanë sulmuar vazhdimisht edhe opozitën e drejtuar nga Sali Berisha, duke kërkuar largimin e asaj që e cilësojnë si kasta e vjetër politike.
“Rama në burg, Berisha në burg” është kthyer në një prej thirrjeve kryesore të protestuesve. Krahas saj, gjatë tubimeve janë dëgjuar edhe sloganet “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.
Një ditë më parë, në protestën e 83-të, qytetarët marshuan nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Pas përfundimit të fjalimeve përpara godinës së qeverisë, ata vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128