“Hormuzi mbetet i mbyllur”, presidenti iranian Pezeshkian sfidon SHBA-në: Nuk jemi Venezuela

23 August 2026, 09:38 / BOTA ALFA PRESS

“Hormuzi mbetet i mbyllur”, presidenti iranian Pezeshkian sfidon

“Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur dhe nuk do të rihapet derisa SHBA-ja të ndryshojë qëndrimin e tyre dhe të respektojnë angazhimet e tyre ”. Kështu u shpreh Mohsen Rezaei, sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, sipas të cilit Uashingtoni duhet të ndërmarrë “veprime konkrete” përpara se kalimi strategjik detar të rihapet.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump publikoi në rrjetin social Truth një imazh të Ngushticës së Hormuzit me mbishkrimin “territor i ri amerikan”, duke përsëritur pretendimet e tij për rëndësinë strategjike të kësaj zone.

Në kundërpërgjigje të presidentit Trump, presidenti iranian Masoud Pezeshkian deklaroi se vendi ndodhet në një “luftë të plotë ekonomike, ushtarake dhe sigurie” me SHBA-në, por theksoi se Irani nuk është shembur nën presionin e sanksioneve dhe agresion e SHBA. Sipas tij Irani nuk është si Venezuela, pasi ka treguar qëndrueshmëri, solidaritet dhe kohezion.

“Jemi në një luftë të plotë ekonomike, ushtarake dhe sigurie. Armiku (Shtetet e Bashkuara), pretendon se vendos lehtësisht sanksionet më shkatërruese ose më të tmerrshme ndaj Iranit, por ne e kundërshtojmë këtë luftë të pabarabartë. Armiku kishte vlerësuar se nëse Irani do të binte, do të bëhej si Venezuela. Jo vetëm që kjo nuk ndodhi, por u bë një fuqi që e mahniti botën me qëndrueshmërinë, solidaritetin dhe kohezionin e saj. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të shmangur përçarjet, përçarjet, konfliktet dhe egot. Qëllimi i armikut ishte rënia e Iranit, por kjo nuk ka ndodhur. Ata po mbyllin rrugë, po negociojnë me qeveritë myslimane në mënyrë që të mos bëjnë asnjë marrëveshje me Iranin për ta detyruar atë të dorëzohet, por ne nuk do të dorëzohemi kurrë”, deklaroi Presidenti iranian Masoud Pezeshkian.

Pezeshkian pranoi vështirësitë ekonomike dhe inflacionin, por siguroi se qeveria po punon për të përmirësuar jetesën e qytetarëve dhe se Irani “nuk do të dorëzohet kurrë” përballë presioneve ndërkombëtare.

"E kuptoj që kemi shumë probleme në shoqëri tani, por qeveria po përpiqet të ulë inflacionin dhe të sigurojë që njerëzit të kenë një të ardhme dhe jetesë të mirë dhe krenare."

Po ndodh...