Krim i rëndë në Athinë/ Burri vret të dashurën 45-vjeçare dhe më pas veten, viktimat dyshohet se janë shqiptarë

Krim për xhelozi duket se është arsyeja e vdekjes së dy personave në lagjen Nea Zmirni të Athinës.
Sipas burimeve, dy viktimat dyshohet se janë shqiptarë. Viktima 45-vjeçare, sipas policisë ka kartë identiteti greke, por ka lindur në Shqipëri.
Burimet i thanë se çifti pati një sherr jashtë hyrjes së pallatit dhe në vazhdim burri nxori një pistoletë dhe shtiu disa herë me të mbi gruan 45-vjeçare, duke e lënë të vdekur në vend në korridorin e ndërtesës.
Pak më vonë, me të njëjtën armë i dha fund edhe vetes, duke u qëlluar në kokë. Arma u gjet nën trupin e viktimës, ndërsa mjeku ligjor që këqyri trupat tha se bëhet fjalë për ekzekutim dhe vetëvrasje.
Në pallatin ku u gjetën viktimat ka kamera sigurie, të cilat kanë filmuar ngjarjen, ndaj tashmë policia nuk ka asnjë dyshim për autorësinë e ngjarjes.
Mësohet se në zonë banonte vajza e 45-vjeçares, ndërsa deri tani nuk rezulton se bëhet fjalë për bashkëshortë, por për një lidhje me gjasa erotike që përfundoi me aktin ekstrem të vrasjes.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128