Luis Henrique drejt qëndrimit te Inter, Kristjan Asllani me valixhe në duar, Monza destinacioni i mundshëm

Luis Henrique duket se është i destinuar të qëndrojë te Interi dhe në këtë pikë Kristjan Asllani së bashku me Massolin e ndoshta Idrissou. Futbollisti brazilian që në ndeshjen me Monzan u aktivizua në çastet e fundit nuk do të transferohet te Roma e cila nga ana e saj arriti akordin me Fenerbahçe për Oosterëolde duke e marrë me formulën e huazimit me detyrim të kushtëzuar blerjeje.
Kështu, Luis Henrique, nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë, do të vazhdojë të luajë shanset e tij me kampionët e Italisë. Nga ana tjetër pozicioni i Chivut gjithnjë ka qenë i qartë, Luis Henrique nuk është futbollist që bie në sy, por i pëlqen trajnerit rumun pasi është i dobishëm, për fizikun e tij dhe për lojën e pastër, cilësi që e bëjnë atë gjithnjë e më shumë një element që mund të përdoret gjithnjë gjatë ndeshjes.
Që do të thotë: në vend të Luis Henrique duhet të vijë një futbollist i një niveli shumë të lartë përndryshe është e kotë që skuadra të privohet nga një futbollist krahu që pas një viti eksperiencë te Interi ka hapësira përmirësimi.
Ndryshe është diskutimi për Kristjan Asllani dhe Massolin. Mesfushori i kombëtares shqiptare nuk është në planet e trajnerit rumun dhe të klubit zikaltër dhe gjatë kësaj jave do të gjejë destinacionin e tij të ri. Në kërë moment, Monza duket se është një mundësi edhe pse kjo e fundit ka të tjera prioritete. Përsa i përket Massolin, është dëshira për ta dhënë me huazim në mënyrë që ai të luajë vazhdimisht dhe për të vlerësuar më mirë potencialin e tij, edhe për të është pista Monza. Ndërsa për Idrissou, mendohet një rrugëtim si i Pio Esposito, dmth transferohet me huazim në Serie B për më shumë eksperiencë me destinacion të mundshëm Modena.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128