Ekzekutimi i babë e bir në Shkodër, policia zbardh detajet e para
Policia ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e rëndë të regjistruar pasditen e sotme në Dukagjin, ku dyshohet se janë vrarë me armë zjarri dy persona dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, dyshohet se janë vrarë babë e bir, Lekë dhe Prel Gjoni ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë Aleks Preka.
Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes, e cila ndodhet në një zonë të thellë të Dukagjinit.
“Rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir, si dhe është plagosur rëndë shtetasi A. P.
Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes“, njofton policia paraprakisht.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po shkon në vendin e ngjarjes për të dokumentuar rrethanat e krimit dhe për të identifikuar e kapur autorin ose autorët.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128