Skandal në Slloveni, presidentja përballet me dyshime për lidhje me Rusinë
Një aksident automobilistik ka ndezur një debat të gjerë politik në Slloveni, pasi ka vënë në qendër të vëmendjes presidenten Natasa Pirc Musar dhe marrëdhëniet e disa personave pranë saj me figura që dyshohet se kanë lidhje me Rusinë.
Në automjetin me të cilin udhëtonte presidentja gjatë aksidentit ndodhej edhe një mike ruse, për të cilën mediat sllovene kanë raportuar se ka pasur lidhje me një ish-punonjës të inteligjencës sllovene, i cili u largua në Rusi në vitet ’90.
Përballë këtyre raportimeve, Komisioni parlamentar për sigurinë i ka kërkuar shërbimeve inteligjente të vendit të japin informacion nëse ekziston ndonjë rrezik për ndikim të huaj në rrethin e presidentes.
Një tjetër element janë udhëtimet e Pirc Musar në Rusi. Sipas mediave sllovene, ajo ka qenë disa herë në Moskë dhe Shën Petersburg, ndërsa një prej vizitave ka ndodhur pak muaj para nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.
Partia opozitare SDS ka shkuar edhe më tej, duke kërkuar që deri në përfundimin e verifikimeve të shqyrtohet edhe aksesi i presidentes në informacionet e klasifikuara.
Megjithatë, SOVA ka deklaruar se një verifikim i mëparshëm nuk kishte konstatuar rrethana që mund të konsideroheshin kërcënim për sigurinë.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128