Zjarr pranë tunelit në Ujin e Ftohtë, flakët përfshijnë pishat, rrezikohen bizneset e hotelet
23 August 2026, 23:34 / AKTUALITET
Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën pranë tunelit në Ujin e Ftohtë, në Vlorë.
Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me pisha, ndërsa pranë zonës së përfshirë nga zjarri ndodhen disa hotele dhe biznese.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po vijojnë ndërhyrjen për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
Situata paraqitet e vështirë për shkak të dendësisë së bimësisë dhe terrenit të vështirë, ndërsa era mund të favorizojë përhapjen e flakëve.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128