VIDEO/ Nga “Shqipëria turistike” te balta e Homçanit, 78-vjeçari pret 5 orë për të takuar Ramën, kryeministri urdhëron asfaltimin e rrugës

23 August 2026, 22:13 / POLITIKË ALFA PRESS
VIDEO/ Nga “Shqipëria turistike” te balta e Homçanit,

Një banor  i fshatit Homçan, në Pogradec, arriti të takonte kryeministrin Edi Rama, pas një kërkese që bëri publikisht në media.

I moshuari, Çelnik Shtupalli, 78 vjeç, tregoi se kishte pritur rreth pesë orë me shpresën për të takuar kryeministrin dhe kryebashkiakun, për t'i falënderuar për zgjidhjen e disa problemeve që kishte ngritur më parë.

Dëshira e tij mori përgjigje shpejt. Pas një mbledhjeje shtatë-orëshe me drejtues politikë të qarqeve, Rama kërkoi që të organizohej një takim me të. I moshuari shfaqet i ngazëllyer që kryeministri pas 14 vitesh në pushtet kishte ndërhyrë personalisht, për të asfaltuar një rrugë vetëm 4 kilometra!

I thashë kryeministrit për të bërë rrugën e fshatit Homçan. Populli është i vuajtur shumë prej baltës dhe prej rrugës së keqe. Prandaj i fola kryeministrit që mata rruga është katër kilometra. E kisha besimin që mund të më takojë sepse unë i kam vajtur edhe herë të tjera dhe ia shtrova përfundimisht këtë problem për të bërë rrugën me asfalt. Kryetari i Bashkisë më ka thënë që do e bëjmë, por unë iu drejtova Edi Ramës. Faleminderit shumë Edi Ramës se i tha Ilirit, t'ja bësh rrugën me asfalt.

E përqafova dhe i thashë i gjithë populli të përqafon për të gjithë punën e madhe që ke bërë për Shqipërinë.”, tha i moshuari në një video.

Çelnik Shtupalli tregon biseden me Edi Ramën

Po ndodh...