Detajet nga krimi tronditës në Malishevë/ Gruaja shtatzënë ishte gati për të lindur, çifti u gjet me plagë arme në dhomën e gjumit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së dielës fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një çift bashkëshortësh u gjet i plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Gruaja ndërroi jetë pak orë më vonë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa bashkëshorti i saj vijon të marrë trajtim mjekësor.
Policia e Kosovës bëri të ditur se është njoftuar për rastin më 23 gusht 2026, rreth orës 23:20. Njësitë policore mbërritën menjëherë në vendngjarje, ku në një dhomë gjumi gjetën të plagosur burrin dhe gruan e tij.
Të dyve iu dha ndihma e parë dhe më pas u transportuan në QKUK për trajtim të specializuar. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në incident. Rreth orës 01:10, autoritetet u njoftuan nga QKUK se gruaja, e moshës madhore, kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Sipas të dhënave të deritanishme, viktima ishte shtatzënë në javën e 34. Prokurori i shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe, me vendimin e tij, rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”.
Ndërkohë, bashkëshorti i viktimës ndodhet në QKUK, ku po merr trajtim mjekësor. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, përfshirë mënyrën se si janë shkaktuar plagët, motivin e mundshëm dhe rrethanat në të cilat është përdorur arma e zjarrit. Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë bërë të ditur një motiv zyrtar për ngjarjen.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
