Shorti i Champions League, UEFA përjashton dy supersfida të mundshme
Shorti i fazës së ligës në Ligën e Kampionëve do të hidhet nesër, pasi të përcaktohen të gjitha 36 skuadrat që do të garojnë në këtë fazë të kompeticionit.
Që në nisje, megjithatë, dihet se shorti nuk do të mund të prodhojë dy përballje të shumëpritura në stadiumet përkatëse: Liverpool-Real Madrid në Angli dhe Inter-Arsenal në Itali.
Arsyeja lidhet me rregulloren e UEFA-s për zhvillimin e ndeshjeve. Sipas saj, e njëjta përballje nuk mund të zhvillohet në të njëjtin stadium për më shumë se dy sezone radhazi gjatë kësaj faze.
Liverpool dhe Real Madrid, si edhe Inter dhe Arsenal, janë përballur me njëri-tjetrin në dy edicionet e fundit të Champions League. Për këtë arsye, sistemi i shortit nuk do të lejojë që këto çifte të rikthehen për të tretin vit radhazi në të njëjtin stadium.
Kjo nuk do të thotë se skuadrat nuk mund të përballen fare me njëra-tjetrën.
Nëse shorti i vendos përballë, ndeshjet duhet të zhvillohen në fushën e ekipit tjetër. Kështu, një përballje Real Madrid-Liverpool në Spanjë ose Arsenal-Inter në Angli mbetet e mundur.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128