Speca të mbushur me suxhuk dhe djathë
26 August 2026, 09:34 / RECETA ALFA

Përbërësit:
4 speca (të kuq dhe të verdhë)
4 vezë
100–120 gr mini mozarela
200 gr suxhuk
8–10 domate qershi
10–12 ullinj jeshil pa bërthamë
2 qepë të njoma të grira hollë
1 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Ngrohni furrën në 200°C (me ventilim). Prisni kapakun e specave dhe hiqni farat. Vendosini specat në një tavë. Brenda secilit spec shtoni disa copa mini mozarele, pak suxhuk, 2–3 ullinj, 2–3 domate qershi, pak qepë të njoma. Thyeni nga 1 vezë në secilin spec. Rregullojini me kripë dhe piper. Nëse dëshironi, shtoni pak vaj ulliri sipër. Piqini për rreth 25 minuta në 200°C, derisa veza të mpikset sipas dëshirës dhe specat të zbuten lehtë.
Receta nga zonja Albana
Po ndodh...
Basha, Berisha dhe një takim me prindër në SHBA!
Nga Ermal Peçi
ide
Edi Rama, kujt i ankohesh? Ti ke qenë problemi!
Nga Gjergji Nika
Tashmë e dimë që Edi Rama nuk ka limit, por a e ka SPAK limit Ramën?
Nga Sidi Hasanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128