EMRI/ I dënuar nga GJKKO me 8 vjet burg, ndërron jetë në burgun e Fierit 49-vjeçari

26 August 2026, 10:04 / AKTUALITET ALFA PRESS

Një 49-vjeçar që vuante dënimin në IEVP Fier ka humbur jetën pasi ka shfaqur probleme shëndetësore brenda qelisë.

Sipas burimeve pranë institucionit, bëhet fjalë për Ardian Malasin.

Malasi dyshohet se ka kërkuar ndihmë mjekësore ndërsa ndodhej në qeli.

Ai është dërguar në infermieri, ku ka humbur ndjenjat, dhe më pas është transportuar drejt Spitalit të Fierit ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Dyshimet paraprake lidhen me një hemorragji cerebrale, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet pas kryerjes së autopsisë.

Malasi ishte transferuar disa muaj më parë nga një burg në Tiranë.

Ardian Malasi ishte dënuar me 8 vjet burg nga GJKKO për pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, kryer në bashkëpunim, në bazë të nenit 287 të Kodit Penal.

Vendimi është dhënë më 17 tetor 2025.

Po ndodh...