Moti surprizon këtë të mërkurë, reshje shiu në territor dhe temperatura të larta

26 August 2026, 08:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vendi ynë do të ndikohet gjatë ditës së mërkurë nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti do të karakterizohet nga alternime vranësirash në orët e mëngjesit dhe kthjellime pas mesditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zona të caktuara nuk do të mungojnë edhe shtrëngata afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe veriu, me shpejtësi rreth 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në atë jugperëndimore, si dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet herë pas here, duke arritur deri në 17 m/s.

Në det parashikohet valëzim i forcës 2–3 ballë. Pavarësisht kushteve të paqëndrueshme atmosferike, temperaturat do të mbeten të larta. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 37°C në disa qytete të vendit.

SHMU rekomandon ndjekjen e përditësimeve të motit, veçanërisht për zonat ku priten shtrëngata dhe forcim i përkohshëm i erës.

Po ndodh...