135 milionë euro për kampionin e botës/ Manchester City përgatit ofertën për Enzo Fernández

Manchester City po përgatit një ofertë të rëndësishme për Enzo Fernández, me klubin e Pep Guardiolës që synon të përforcojë mesfushën me kampionin e botës me Argjentinën.
Propozimi që pritet t’i dorëzohet Chelsea-t raportohet se do të jetë rreth 135 milionë euro, ose afërsisht 120 milionë paund.
Interesi i City-t lidhet me kërkesën për më shumë cilësi në organizimin e lojës, ndërsa Fernández shihet si një nga opsionet kryesore për mesfushën.
Sipas raportimeve të ekspertëve të merkatos si Fabrizio Romano dhe Gianluca Di Marzio, kampioni anglez po përgatitet të bëjë lëvizjen konkrete.
Fernández ka kontratë me Chelsea-n deri në vitin 2032, por 25-vjeçari raportohet se është i hapur për një transferim te Manchester City. Në këtë mënyrë, vendimi kryesor pritet të kalojë te klubi londinez.
Chelsea e vlerëson mesfushorin argjentinas në një shifër mes 135 dhe 140 milionë eurove. Klubi nuk ka pasur deri tani dëshirë ta largojë lojtarin pa gjetur një zëvendësues të përshtatshëm, por një ofertë në këtë nivel mund ta ndryshojë situatën.
Me mbylljen e merkatos gjithnjë e më pranë, City po përgatitet të bëjë ofertën dhe Chelsea duhet të vendosë nëse një shumë prej rreth 135 milionë eurosh është e mjaftueshme për të lënë të lirë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës.
Nëse marrëveshja realizohet, Fernández do të bëhej një prej transferimeve më të mëdha të kësaj vere dhe një tjetër lëvizje e rëndësishme në projektin e Guardiolës.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128