Alfred Lela heq dorë nga moda e analistëve dhe e gangsterëve, rruan mjekrën por lë mustaqe!
Analisti, Alfred Lela, i cili është edhe i punësuar si drejtor për mediet dhe komunikimin pranë kreut të PD, Sali Berisha, ka bërë një ndryshimim drastik të pamjes. Në video-analizat e tij të publikuara së fundmi, Lela është shfaqur pa mjekër, por ka zgjedhur që të lërë mustaqe.
Kujtojmë se gjatë këtyre viteve të fundit mjekra e gjatë, potente dhe e kuruar mirë është kthyer në modë "të detyrueshme", veçanërisht për shumicën e analistëve në studio televizive, por edhe për politikanë, artistë dhe gangsterë.
Nuk dihet nëse ky ndryshim ka të bëjë me ndonjë modë të re mustaqesh që pritet të shpërthejë në sezonin e ri politiko-mediatik në shtator apo një zgjedhje personale e Lelës, por sido që të jetë, me mjekër pa mjekër, me mystaqe pa mustaqe, ai mbetet një gazetar i njohur për polemika të forta dhe një nga kolonat e propagandës së berishizmit./Alfapress.al
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128