“Na paguanin me cash”/ Ish-futbollisti i Real Madridit rrëfen eksperiencën në Shqipëri: Më kishte marrë malli për ato shuma

24 August 2026, 18:48 / SPORT ALFA PRESS
“Na paguanin me cash”/ Ish-futbollisti i Real Madridit rrëfen

José Rodríguez Martínez, futbollisti spanjoll me të kaluar te Real Madrid, ka rrëfyer në një intervistë për DAZN një prej episodeve që i ka mbetur më shumë në mendje nga eksperienca e tij në Shqipëri.

Rodríguez, i cili në vitin 2025 iu bashkua Flamurtarit të Vlorës, foli me humor për mënyrën se si paguhej gjatë periudhës së tij në futbollin shqiptar. ⁠

Gjëja më e çuditshme? Na paguanin me cash. Më kishte marrë malli për këtë. Sidomos për ato shuma”, është shprehur ai.

31-vjeçari spanjoll ka një karrierë të pasur ndërkombëtare. Ai është formuar te Real Madrid dhe ka luajtur edhe me ekipin e parë madrilen, përpara se të vijonte karrierën te Deportivo La Coruña, Galatasaray, Mainz 05, Málaga, Maccabi Tel Aviv, Fortuna Sittard, Fuenlabrada, Maccabi Haifa, Union Saint-Gilloise, Hapoel Tel Aviv dhe Adana. 

Në Shqipëri, Rodríguez u bë pjesë e Flamurtarit në vitin 2025, duke rikthyer në futbollin shqiptar një emër me eksperiencë në klube të njohura europiane.

Deklarata e tij për pagesat cash është pjesë e rrëfimit të tij për eksperiencën shqiptare, të cilën ai e kujton me nota humori.

Po ndodh...