FOTO/ Ditëlindja e parë pa Shpat Kasapin, Selvija publikon një nga kujtimet me të: Sado angazhime të kishe, nuk e harroje këtë ditë

24 August 2026, 19:46 / SHOWBIZ ALFA PRESS

FOTO/ Ditëlindja e parë pa Shpat Kasapin, Selvija publikon një

Kjo ditëlindje ka qenë ndryshe për Selvije Jaon.

Për herë të parë, ajo e ka festuar pa bashkëshortin e saj, këngëtarin Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta në nëntor të vitit 2025, në moshën 40-vjeçare.

Në këtë ditë, Selvija ka zgjedhur të rikthehet te një kujtim i viteve të shkuara.

Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një video ku Shpati i bën një surprizë për ditëlindje.

Krahas pamjeve, ajo ka ndarë edhe një mesazh emocional për këngëtarin, duke kujtuar mënyrën se si ai e bënte të veçantë këtë ditë, edhe në periudhat kur çifti përballej me vështirësi.

“Gjithë ditën kam pritur të vish. Sado angazhime të kishe, sado momente të vështira të kishim kaluar, edhe kur jeta na sfidonte aq shumë, ti prapë nuk e harroje këtë ditë. Ti prapë dije si ta bëje ditën time festë”, shkruan Selvija.

Që prej ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit, ajo ka ndarë herë pas here me ndjekësit kujtime nga jeta e tyre së bashku.

Edhe këtë herë, ditëlindja u kthye në një moment kujtese për këngëtarin dhe familjen që ai la pas.

FOTO/ Ditëlindja e parë pa Shpat Kasapin, Selvija publikon një

Po ndodh...