Nga India te Filipinet, shtohen të huajt që vijnë për të punuar në Shqipëri
Numri i shtetasve të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit numri i tyre arriti në 32,163 persona, ose 47% më shumë krahasuar me vitin 2024.
Shtetasit europianë përbëjnë grupin më të madh të të huajve me leje qëndrimi. Në vitin 2025, ata ishin rreth 17 mijë persona, duke zënë 53% të totalit, ndërsa numri i tyre u rrit me 18.5% në krahasim me një vit më parë.
Rritja më e fortë është regjistruar te shtetasit nga Azia, numri i të cilëve arriti në rreth 10 mijë, me një rritje prej 118% brenda një viti. Ndërkohë, shtetasit nga Amerika, Afrika dhe Oqeania arritën në rreth 5,250 persona, ose 73% më shumë se në vitin 2024.
Punësimi mbetet arsyeja kryesore për qëndrimin e të huajve në Shqipëri, duke përbërë 55% të lejeve të qëndrimit. Pas tij renditet bashkimi familjar me 20%, ndërsa lejet për arsye humanitare përbëjnë 8% dhe ato për studime 3%.
Gjatë vitit 2025 është regjistruar gjithashtu një rritje e konsiderueshme e aplikimeve të reja për leje qëndrimi. Në total, aplikimet u rritën me 44% krahasuar me vitin 2024.
Në këtë rritje spikasin veçanërisht shtetasit nga India dhe Filipinet, të cilët, sipas të dhënave të INSTAT, shënuan rritje të fortë të aplikimeve. Kjo lidhet kryesisht me kërkesën në rritje të bizneseve shqiptare për punonjës në sektorët e shërbimeve, akomodimit dhe punëve shtëpiake, përfshirë kamerierë, punonjës pastrimi, kujdestarë fëmijësh dhe të moshuarish.
Paralelisht me rritjen e numrit të të huajve me leje qëndrimi, janë shtuar edhe rastet e shtetasve të huaj në qëndrim të parregullt. Gjatë vitit 2025 u identifikuan 1,900 shtetas të huaj të parregullt, nga 1,540 që ishin evidentuar në vitin 2024.
Të dhënat tregojnë gjithashtu një diferencë gjinore. 65% e të huajve me leje qëndrimi janë meshkuj, ndërsa 35% janë femra. Grupmosha më e përfaqësuar është ajo 30–39 vjeç, e cila përbën 25% të totalit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128