VIDEO/ Përfundon takimi me ministrat, dy ditë retreat në Pogradec, qeveria del me “Besa”, “Radar” dhe premtime të reja
Ka përfunduar takimi i kryeministrit Edi Rama me ministrat, i zhvilluar këtë të hënë në Pogradec, në kuadër të ditës së dytë të retreat-it të qeverisë.
Takimi nisi rreth orës 11:00 dhe në fokus ishte qasja e re e qeverisë gjatë vitit të dytë të mandatit të katërt, veçanërisht për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.
Në diskutime ishin dokumentet strategjike “Besa” dhe “Prania Besnike”, si dhe platforma e re “Pasqyrë Albania”, e prezantuar nga Rama një ditë më parë.
Platforma do të funksionojë përmes dy mekanizmave, “Flamingo Albania”, për mbledhjen e ankesave të qytetarëve, dhe “Radar”, për ndjekjen në kohë reale të zgjidhjes së tyre.
Dita e dytë e takimeve vijoi me raportimet dhe diskutimet e ministrave mbi objektivat dhe punën e qeverisë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128