Bulmeti i huaj po mbush tregun/ Nga qumështi te vezët, fatura që Shqipëria paguan po qëndron në nivele historike
Nga qumështi te djathi, vezët dhe mjalti, fatura që Shqipëria paguan për produktet e sjella nga jashtë po qëndron në nivele historikisht të larta. Vetëm në korrik 2026, importet e kësaj kategorie arritën në rreth 784 milionë lekë, duke shënuar vlerën e dytë më të lartë mujore të regjistruar në më shumë se dy dekada dhe duke konfirmuar varësinë në rritje të tregut vendas nga furnizimet e huaja.
Rekordi historik mbetet korriku i vitit 2025, kur importet arritën në rreth 815 milionë lekë. Kështu, pavarësisht se këtë korrik fatura rezultoi rreth 3.8% më e ulët se një vit më parë, ajo mbetet shumë pranë nivelit rekord. Krahasuar me qershorin 2026, importet u rritën me rreth 13%, nga 694 milionë në 784 milionë lekë.
Rritja bëhet edhe më e dukshme kur shihet e gjithë pjesa e parë e vitit. Gjatë periudhës Janar-Korrik 2026, Shqipëria importoi rreth 4.42 miliardë lekë produkte bulmetore, vezë dhe mjaltë, afërsisht 5% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Të dhënat historike tregojnë se fatura e importeve ka ndryshuar ndjeshëm. Në korrik 2005, Shqipëria importonte rreth 95 milionë lekë produkte të kësaj kategorie; në korrik të këtij viti vlera ishte mbi tetë herë më e lartë.
Ndërkohë, të dhënat e prodhimit vendas tregojnë një ecuri të kundërt për pjesën më të madhe të produkteve blegtorale. Prodhimi total i qumështit ra nga rreth 1.11 milionë tonë në vitin 2019 në 868 mijë tonë në 2025, një tkurrje prej afro 22%, me rënie si te qumështi i lopës, ashtu edhe te ai i deles dhe dhisë. Edhe prodhimi i vezëve zbriti në rreth 837 mijë tonë në 2025, nga 888 mijë tonë një vit më parë./SCAN
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128