Zjarri përfshin Shashicën gjatë natës, evakuohen 4 punonjës të gurores

26 August 2026, 09:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë gjatë natës zonën e Shashicës, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.

Flakët janë përhapur me shpejtësi gjatë mbrëmjes, çka ka vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve në terren, të cilat kanë punuar për izolimin e vatrave.

Për shkak të afrimit të zjarrit, katër punonjës të një guroreje janë evakuar për arsye sigurie. Ndërkohë, në monitorim është mbajtur edhe landfilli i Shërishtës, për të shmangur përhapjen e flakëve drejt tij.

Sipas të dhënave të fundit, nuk raportohet rrezik për banesat pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Aktualisht situata paraqitet më e qetë dhe vatrat janë drejt izolimit, ndërsa ekipet vijojnë monitorimin për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm.

 

Po ndodh...