Rusia planifikon të përshkallëzojë sulmet me raketa balistike ndaj Kievit
Moska po shqyrton një përshkallëzim të sulmeve me raketa balistike ndaj Kievit, duke përfshirë goditjen e objektivave në qendër të kryeqytetit ukrainas dhe të infrastrukturës jetike në zona të tjera të vendit, raporton Bloomberg News, duke cituar tre burime pranë Kremlinit.
Sipas raportimit, në Moskë po rritet bindja se negociatat për arritjen e një marrëveshjeje paqeje kanë hyrë në një rrugë pa krye.
Burimet e cituara nga Bloomberg thonë se presidenti rus Vladimir Putin mbetet i vendosur përballë sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë, ndërsa Moska po përballet edhe me sulmet ukrainase ndaj rafinerive të naftës dhe rrjeteve logjistike në territorin rus.
Në këtë klimë, Rusia po shqyrton mundësinë e intensifikimit të goditjeve raketore, me Kiev-in dhe infrastrukturën kritike ukrainase si objektiva të mundshëm.
Raportimi vjen në një moment kur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë mbeten të bllokuara, ndërsa të dyja palët vazhdojnë përplasjet ushtarake.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128