Eklipsi i pjesshëm i Hënës të premten, ja në çfarë ore mund ta shohim nga Shqipëria

26 August 2026, 19:31 / AKTUALITET ALFA PRESS
Eklipsi i pjesshëm i Hënës të premten, ja në

Një eklips i pjesshëm i Hënës do të jetë i dukshëm nga Shqipëria në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, më 28 gusht.

Sipas të dhënave të Time and Date, eklipsi do të nisë  në 03:23, ndërsa momenti më i madh i eklipsit që mund të shihet nga Shqipëria do të jetë në 05:56.

Në atë moment, Hëna do të jetë shumë pranë horizontit, në drejtim të perëndim-jugperëndimit, ndaj për ta parë më mirë rekomandohet një vend i ngritur dhe me pamje të hapur në atë drejtim.

Hëna do të perëndojë rreth 05:59, ndërsa kulmi i vërtetë i eklipsit do të ndodhë pak më vonë, në 06:12, kur Hëna në Prishtinë tashmë do të jetë nën horizont dhe nuk do të mund të shihet.

Në kulmin e eklipsit, më shumë se 90% e diskut hënor do të jetë i zhytur në hijen e Tokës, duke i dhënë Hënës ngjyrë të kuqërremtë.

Për dallim nga eklipsi diellor, eklipsi i Hënës mund të vëzhgohet me sy të lirë, pa pasur nevojë për pajisje mbrojtëse.

Eklipsi hënor i 28 gushtit do të jetë ngjarja e dytë e madhe astronomike e muajit, duke përmbyllur një nga periudhat më interesante të gushtit për vëzhguesit e qiellit.

Po ndodh...