“Pse filmon?”/ Sherr për një video në Kakome, të rinjtë bëjnë për spital një person
Një përleshje mes disa të rinjve dhe një personi tjetër ka përfunduar me plagosjen e këtij të fundit në zonën e Kakomesë.
Sipas dëshmisë së personit të lënduar, disa të rinj, banorë të zonës, kanë ndaluar me automjet pranë tij dhe e kanë pyetur në mënyrë agresive: “Pse filmon?”, pasi ai po regjistronte me telefon zonën e plazhit.
Situata ka agravuar më tej, pasi të rinjtë dyshohet se e kanë fyer dhe më pas e kanë goditur me grushte, përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e dhunës, personi ka pësuar dëmtime dhe një frakturë, duke u transportuar drejt Sarandës, ku ka marrë ndihmë mjekësore.
Policia është vënë në kërkim të personave të përfshirë në konflikt. Sipas informacioneve paraprake, ata janë identifikuar tashmë, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përgjegjësive të secilit prej personave të përfshirë.
Ngjarja ka ndodhur në një prej zonave turistike të Kakomesë, ndërsa motivi i përplasjes, sipas dëshmisë së të dëmtuarit, lidhet me filmimin e zonës së plazhit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128