Trump lë të hapur marrëveshjen? “Diçka mund të dalë” nga bisedimet në Moskë
Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë që vizita e drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, në Moskë.
I pyetur për arsyen e udhëtimit të Ratcliffe në Rusi, Trump tha se administrata amerikane po punon intensivisht për t’i dhënë fund konfliktit. “Ne do të donim të shihnim fundin e luftës në Ukrainë”, deklaroi Trump, duke e cilësuar Ratcliffe si një “djalë fantastik”.
“Diçka mund të dalë nga kjo”, shtoi presidenti amerikan, pa dhënë detaje mbi përmbajtjen e takimeve.
Vizita e Ratcliffe në Moskë ishte e paparalajmëruar dhe u zhvillua të martën. Kremlini konfirmoi më pas se drejtori i CIA-s zhvilloi bisedime me zyrtarë të shërbimeve ruse të inteligjencës, por nuk u takua me Vladimir Putinin. Presidenti rus, megjithatë, u informua për rezultatet e bisedimeve.
Përmbajtja e takimeve nuk është bërë publike. Vizita vjen në një moment kur përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë mbeten të vështira dhe marrëdhëniet SHBA-Rusi vijojnë të jenë në krizë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128