Gjykata merr vendim për Elvis Kosovën! 40-vjeçari u arrestua në Palasë, kanosi dhe dhunoi bashkëshorten e tij

26 August 2026, 13:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Elis Kosovën, i njohur edhe si “Visi i Garave”, i cili u arrestua pak ditë më parë në Palasë. 

40-vjeçari u vu në pranga pasi kërcënoi dhe dhunoi bashkëshorten e tij, ndërsa gjatë ndërhyrjes në banesë, policia ka gjetur një pistoletë.

Po ashtu kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e tij në Tiranë, ku u gjetën dhe u sekuestruan dy pako me municion luftarak dhe dy krehra me fishekë.

Shërbimet e Policisë, gjatë ndërhyrjes në banesë, kanë gjetur një armë zjarri, pistoletë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës në Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, dy pako me municion luftarak dhe dy krehra me fishekë. Nga verifikimet paraprake rezulton se shtetasi E. K. dyshohet se ka dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij.”, njoftoi policia me 23 gusht.

Kush është Elvis Kosova?

Elvis Kosova, i njohur edhe si “Visi i garave” është një emër i njohur për autoritetet. Në verën e vitit 2025, atij iu vendos një sasi lënde plasëse në portën hyrëse të garazhit të tij në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë. Në gusht të vitit 2024, ai u ndalua për vjedhjen e një makine luksoze “Audi R8”, me një vlerë rreth 200 mijë euro, që ishte sjellë fillimisht nga Gjermania nga një shtetas turk, dhe më pas ishte përvetësuar nga Elvis Kosova përmes mashtrimit.

Po ndodh...