Thirrje antishqiptare në ndeshjen e Europa League, UEFA merr masat ndëshkuese ndaj Crvena Zvezdës

26 August 2026, 13:08 / SPORT ALFA PRESS

UEFA reagon dhe merr masa ndaj Crvena Zvezdës për sjelljet e tifozëve të saj gjatë ndeshjes së Europa League të datës 20 gusht me Viktoria Plzen ku nuk munguan thirrjet antishqiptare dhe kundër Kosovës.

Qeveria e futbollit evropian e ndëshkoi klubin serb me 99 500 euro gjobë dhe njëkohësisht e ka vënë Crvena Zvezdën në një periudhë prove dy vjeçare, nëse pas kësaj kohe do të ketë sërish sjellje të tilla klubi rrezikon mbylljen e pjesshme të stadiumit.

Kështu, Crvena Zvezda është dënuar me 50 mijë euro gjobë për koret raciste, 20 mijë euro të tjerë gjobë janë për bllokimin e kalimeve për tifozët, 9500 euro për ndezjen e objekteve piroteknike.

Po kështu UEFA vendosi të gjobisë edhe me 20 mijë euro të tjerë dhe mbyllje të pjesshme të stadiumit për ndeshjen e radhës si pritëse në një kompeticion evropian për sjelljen raciste dhe diskriminuese të tifozëve. Sanksioni i mbylljes së pjesshme të impiantit është me kusht për një periudhë 2 vjeçare.

Po ndodh...